Ke nevojë për ndihmë?

Ndaj këtë artikull

Këshilla për t'ju ndihmuar të mbroni punonjësit dhe klientët tuaj kur rihapni ambientet e biznesit

Teksa shtetet po dalin nga izolimi në të gjithë Evropën, shumë biznese janë të emocionuara që më në fund do të jenë në gjendje të rihapin dyert e tyre për klientët dhe të mirëpresin punonjësit sërish në zyra.

Por pandemia nuk ka përfunduar. Dhe kompanitë duhet të kenë akses të thjeshtë në udhëzime, mjetet e distancimit social dhe zgjidhje të tjera që të ndihmojnë në përmbushjen e kërkesave të shëndetit dhe sigurisë.

Për bizneset që kanë qenë të mbyllura në muajt e fundit, ky është një territor tërësisht i ri. Të kuptuarit se si zbatohen këto masave ose edhe nxjerrja e informacionit të saktë mund të shkaktojë konfuzion.

Prandaj këtu jepen disa konsiderata dhe lista teknologjish praktike, të cilat mund t'i bëjnë kërkesat e distancimit social më të lehta për biznesin dhe stafin tuaj.

Masa praktike për sigurinë

Për shumicën e bizneseve, mbrojtja e punonjëseve është përparësia kryesore dhe shkon përtej përgjegjësisë ligjore.

Vlerësimet e rreziqeve janë të domosdoshme. Konsultimet me stafin, duke përfshirë seancat për të dëgjuar nevojat e tyre, janë hapi i parë i rëndësishëm për garantimin e një rihapjeje të sigurt dhe pa shqetësime.

Punonjësit, pavarësisht nëse punojnë në dyqan, në një punishte apo në zyrën tuaj, janë një burim i shkëlqyer për të zbuluar aspektet problematike të mundshme dhe për të shqyrtuar se si mund të reduktohen këto rreziqe.

Ka masa praktike dhe në disa raste me kosto të ulët, të cilat janë të lehta për t'u zbauar dhe mund t'ju ndihmojnë të reduktoni rreziqet për stafin dhe për klientët. Për shembull:

  • Instalimi i më shumë stacioneve të larjes/dezinfektimit të duarve në hyrje dhe në ambientet e përbashkëta.

  • Promovimi i larjes më të shpeshtë të duarve dhe pastrimit të sipërfaqeve, me sinjalizime të qarta dhe me përditësime të politikës me email/tekst.

  • Rishikimi i strukturave të dyshemesë dhe implementimi i sistemeve me një kalim, duke përdorur shirita në dysheme kudo ku është e mundur.

  • Koordinimi i orareve të mbërritjes dhe largimit të punonjësve.

  • Inkurajimi i stafit për të punuar nga shtëpia nëse kanë mundësi ose në ditë të alternuara.

  • Kufizimi i numrit të personave në ambient në çdo kohë, duke i kryer mbledhjet me furnitorët e jashtëm vetëm nëpërmjet mjeteve virtuale.

  • Llogaritja e numrit minimal të stafit që i duhet biznesit tuaj për të funksionuar dhe e numrit maksimal të klientëve që mund të ruajnë distancën sociale në mënyrë të sigurt në ambient.

Zbatimi i këtyre masave mund të duket mjaft i thjeshtë për organizatat e mëdha, por disa biznese më të vogla hasin sfida shtesë kur përpiqen t'i zbatojnë ato me hapësira të reduktuara dhe t'i mbajnë për një kohë të gjatë.

Të pasurit një staf 100% të dedikuar për të zbatuar këto rregulla mund të jetë e kushtueshme. Gjithashtu, kjo mund të harxhojë kohë për punonjësit, të cilët zakonisht mbulojnë role të tjera ose nevojiten diku tjetër, në dyqan, në zyrë ose në fabrikë.

Këtu lloji i duhur i teknologjisë mund të bëjë me të vërtetë diferencën. Nuk do të jeni asnjëherë në gjendje që të zëvendësoni një person, por këto janë mjete të rëndësishme për të lehtësuar punën e atyre që po mbajnë stafin dhe klientët të sigurt.

Ndihma e teknologjisë

Njerëzit janë kafshë sociale. Ndaj përshtatja me normalitetin e ri, sidomos duke qenë se njerëzit kthehen në mjedise të njohura, si p.sh. një dyqan ose zyrë, nuk do të jetë e lehtë. Gabimet bëhen lehtë. Fatmirësisht, zgjidhjet e teknologjisë mund t'ju ndihmojnë – ato nuk do t'i harrojnë masat e distancimit social! Me novacionet moderne, kjo lloj teknologjie nuk ka pse të jetë e kushtueshme ose e bezdisshme për të bërë një diferencë të madhe.

Kamerat inteligjente dhe kamerat me diktim nxehtësie:

Shumicat e bizneseve tashmë e kanë ndonjë formë të CCTV të instaluar për të mbrojtur stafin dhe klientët. Këto kamera mund të kthehen pa ndonjë kosto të madhe në kamera inteligjente që ofrojnë përfitime shtesë.

Kamerat inteligjente janë një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar ambientet e punës dhe mund të ofrojnë pamje në kohë reale, tek të cilat mund të keni qasje në mënyrë të sigurt teksa jeni në lëvizje.

Kamerat me diktim nxehtësie e çojnë këtë një hap më tej. Ato ju lejojnë të matni temperaturën e njerëzve që hyjnë në ambientin tuaj. Është thelbësore që të zgjidhet ofruesi i duhur për këto zgjidhje, si dhe që zgjidhjet të jenë dizenjuar duke pasur parasysh privatësinë, për të siguruar pajtueshmërinë me legjislacionin aktual për mbrojtjen e të dhënave.

Sinjalizimi dixhital dhe teknologjia pa kontakt:

Sot, më shumë se asnjëherë, aftësia për të komunikuar shpejt me stafin dhe klientët tuaj është thelbësore.

Novacionet në sinjalizimin dixhital mund të ndihmojnë me kërkesën e fleksibilitetit dhe me nevojën e stafit për të ruajtur një distancë të sigurt.

Këto mund të instalohen me valë në vende ku informacioni në kohë reale është i nevojshëm. Ato mund të përditësohen me informacionet më të fundit, në distancë dhe shpejt.

Një tjetër mënyrë për të përfituar sa më shumë nga mundësitë dixhitale në dispozicion është ofrimi ekskluzivisht i mënyrës së pagesës pa kontakt POS.

Klientët duan të blejnë në dyqan në mënyrë aq dinamike dhe të sigurt sa në internet. Aftësia për t'i bërë ata që të prekin telefonat e tyre në vend që të nxjerrin portofolat është absolutisht një hap në drejtimin e duhur.

Çdo biznes është unik

Asnjë biznes nuk është i njëjtë. Rrethanat dhe nevojat mund të ndryshojnë shumë dhe për disa dyqane apo ndërmarrje rihapja mund të jetë vërtetë e thjeshtë, ndërsa të tjerat mund të hasin vështirësi.

Disa biznese kanë natyrë më fizike. Fabrikat kërkojnë punonjës në të njëjtën vendndodhje, ndërsa restorantet dhe dyqanet janë të bazuara në mirëpritjen e njerëzve në ambientet e tyre çdo ditë.

Të tjerë zbuluan që, gjatë muajve të transformimit dixhital (ndonjëherë të detyruar), kuptuan përfitimet e punës në distancë dhe si rezultat shumë biznese synojnë ta vazhdojnë këtë. Në këto kohë sfiduese, njerëzit nuk kanë parë asnjë rënie në produktivitet siç druheshin, dhe punonjësit kanë mundur të shpenzojnë më shumë kohë me familjet e tyre se sa duke shkuar në punë – madje një numër i madh njerëzish mund të mos duan të heqin dorë nga kjo.

Është një vendim tejet personal i bazuar në shumë faktorë. Por kjo krizë sigurisht ka treguar se një fuqi punëtore fleksibël, e aftë për të kryer detyrat dhe për të qëndruar produktive nga vendndodhja e tyre, e bëjnë një biznes më të qëndrueshëm. Ky është një element kyç i të qenit gati për ndërprerje në të ardhmen.

Duke qenë biznes vetë, ne e kuptojmë që rrethanat ndryshojnë gjerësisht në sektorë dhe struktura të kompanisë. Nëse ju duhen udhëzime të mëtejshme për qasjen në këtë fazë delikate për biznesin tuaj, flisni me një prej këshilluesve tanë të biznesit.

Dhe për më shumë mbështetje në lidhje me trajtimin e kërcënimeve të sigurisë që mund të cenojnë biznesin tuaj, flisni një nga këshilluesit tanë në "Vodafone".

Artikujt e fundit të lidhur dhe trajnimi