Ke nevojë për ndihmë?

Ndaj këtë artikull

Mbrojtja e biznesit tuaj nga rreziqet kibernetike dhe të mashtrimit

Tre elementet thelbësore të sigurisë kibernetike për të mbrojtur biznesin

Është ndjesi e shkëlqyer kur klientët besojnë vërtet në biznesin tuaj. Dhe në epokën dixhitale, rol në besimin e klientëve luan edhe të diturit se ju po i mbani të sigurta të dhënat e tyre.

Aktualisht, me punonjësit duke punuar në distancë dhe kriminelët kibernetikë duke u përpjekur të shfrytëzojnë krizën e Covid-19, kjo mund të duket si një detyrë sfiduese.

Por tani është momenti i përkryer për t'u siguruar që keni implementuar mbrojtjet e duhura, në mënyrë që klientët tuaj të jenë të sigurt që të dhënat e tyre janë në duar të sigurta.

Në këtë artikull do të shtjellojmë tre komponentë që mund të mbrojnë bizneset e vogla: VPN-të, Menaxhimi i lëvizshmërisë dhe pajisjeve dhe punonjësit e edukuar.

1. Rrjeti privat virtual (VPN)

Puna në distancë në vetvete përfshin faktin që të gjithë punonjësit aksesojnë dhe dërgojnë të dhëna jashtë perimetrit mbrojtës të zyrës.

Duke qenë se punonjësit mbështeten në lidhjet e tyre të internetit, është e rëndësishme që bizneset më të vogla të mbrohen kundër komprometimit apo vjedhjes së të dhënave të tyre - dhe këtu hyn në lojë VPN-ja.

Çfarë është?

Një lidhje virtuale ndërmjet kompjuterit tuaj dhe një vendndodhjeje në distancë, e cila lejon ndarjen e të dhënave në mënyrë të sigurt - sikur të ishit në zyrë.

Si funksionon?

VPN-të u mundësojnë përdoruesve të aksesojnë një rrjet privat në mënyrë të sigurt. Të dhënat enkriptohen në mënyrë që të mos bien në duart e gabuara teksa transferohen. Po njësoj, adresa IP dhe vendndodhja e përdoruesit fshihen.

Pse i nevojitet biznesit tim?

  • Për t'i mundësuar punonjësve akses të sigurt në të dhënat e kompanisë nga një vendndodhje në distancë.

  • Për të siguruar trafikun e të dhënave.

  • Për t'u siguruar që punonjësit të mos të gjurmohen apo identifikohen në uebsajte.

  • Për të shmangur censurimin dhe bllokimin e punonjësve nga shërbimet në vendndodhjen e tyre në distancë.

Si mund ta konfiguroj?

Flisni me një nga këshilluesit tanë për udhëzime rreth aktivizimit të një VPN-je për stafin tuaj.

2. Menaxhimi i lëvizshmërisë dhe pajisjeve

Me rritjen e punës në distancë, shumë biznese kanë zgjedhur t'i lejojnë punonjësit të përdorin pajisjet e tyre për të punuar.

Megjithatë, me trefishimin në vitin 2019 të sulmeve të mashtrimit kundër pajisjeve personale, është kritike që të mbroni çdo pajisje që akseson rrjetin, duke përfshirë celularët, nëpërmjet Menaxhimit të lëvizshmërisë dhe pajisjeve.

Çfarë është?

Një politikë për t'u siguruar që punonjësit tuaj të punojnë në mënyrë efikase jashtë zyrës – qoftë në një vendndodhje klienti, në një udhëtim pune apo në shtëpi – ndërkohë që të dhënat tuaja mbahen të sigurta.

Pse më nevojitet?

Punonjësit mund të përdorin pajisjet e tyre ose ato që ofron kompania: sidoqoftë, këto pajisje duhet të mbrohen kundër kërcënimeve kibernetike.

Si mund t'i bëj të sigurta pajisjet e biznesit tim?

Ka opsione të ndryshme për pajisjet, në varësi të sistemeve tuaja operative:

  • Zgjidhjet e sigurisë të bazuara në rrjet (si "Vodafone Secure Net") mund t'i mbrojnë pajisjet kundër viruseve, softuerëve keqdashës dhe mashtrimit.

  • Sistemet e menaxhimit të pajisjeve ju mundësojnë të shikoni dhe kontrolloni pajisjet nga një portal qendror, qoftë për përditësimin e softuerit ose për fshirjen e pajisjeve në distancë.

  • Shërbimet e sigurisë në pajisje (si "Lookout Mobile Security") mund të parandalojnë, diktojnë dhe marrin masa kundër kërcënimeve në pajisjet tuaja celulare dhe tabletë.

3. Punonjësit e edukuar

Punonjësit kanë qenë gjithmonë një nga mbrojtjet më të fuqishme kibernetike për një biznes. Të kesh një ekip që ka njohuri rreth sigurisë bëhet edhe më e rëndësishme kur të gjithë punojnë në distancë.

Duke qenë se ndarja midis pajisjeve personale dhe atyre të punës tanimë është zbehur më shumë se kurrë, mund të jetë e volitshme të dakortësohen parime sigurie për çdo pajisje që akseson të dhënat e kompanisë. Këtu mund të përfshihet:

  • Nëse pajisjet personale – ose vetëm pajisjet e ofruara nga kompania – do të lejohen të aksesojnë të dhënat e korporatës.

  • Cilat sisteme operative dhe aplikacione duhet të lejohen për të aksesuar të dhënat.

  • Kontrollet e sigurisë minimale që duhet të zbatohen, si p.sh. fjalëkalimet, enkriptimi ose VPN.

Përcaktimi i një politike për sigurinë e IT-së dhe më pas zhvillimi i një seance që përcakton praktikat më të mira të sigurisë për fuqinë punëtore në distancë mund t'i rikujtojë rregullat ekipeve - dhe pse ato janë të nevojshme për ta mbajtur biznesin të sigurt.

Përballja me rreziqet

Organizatat më të vogla kanë pasur gjithmonë marrëdhënie më të ngushta me klientët e tyre – dhe kjo lidhje mund të përforcohet duke ditur se po i mbroni të dhënat e tyre.

Është një ndjesi e shkëlqyer të dini se mund të shkëputeni gjatë natës, me mendje të fjetur se keni mjetet e duhura për të mbrojtur biznesin tuaj nga sulmet kibernetike dhe mashtrimi.

Për të qëndruar të përditësuar me sfidat e sigurisë kibernetike, shkoni këtu. Për mbështetje me përcaktimin dhe mbajtjen e sigurisë së biznesit tuaj, flisni me një nga këshilluesit tanë në "Vodafone".

Artikujt e fundit të lidhur dhe trajnimi