Ke nevojë për ndihmë?

Ndaj këtë artikull

Përse siguria kibernetike është e rëndësishme për të mbrojtur të ardhmen e biznesit tënd

Artikuj
07 Dec 2022

A është siguria kibernetike në krye të listës tënde të prioriteteve? Nëse jo, duhet të jetë.

Bota jonë digjitale po zhvillohet dhe ndërkohë që sasi të stërmëdha të dhënash ruhen online, kriminelët kibernetikë janë syhapur për bizneset e cënueshme.

Përdorimi i internetit është thjesht pjesë e jetës së përditshme, e megjithatë, siguria online shpesh kalon në plan të dytë. Mirëpo krimi kibernetik përbën një problem të madh. Në fakt, bizneset me më pak se 100 punonjës përjetojnë 350% më shumë sulme që manipulojnë njerëzit për të shkelur protokollet e sigurisë, se sa punonjësit e ndërmarrjeve më të mëdha.

Të duhen më shumë arsye për të investuar në mbrojtje cilësore? Lexo më tej...

Dija është pushtet

Tashmë është e ditur se kriminelët kibernetikë po shtohen dhe bëhen më të zgjuar ditë pas dite. Mirëpo ndërkohë që 30% e bizneseve të vogla thonë se aktualisht nuk kanë një strategji sigurie kibernetike, shumë prej tyre janë të keqpërgatitur për të menaxhuar një sulm kibernetik. Prandaj, siguria kibernetike bëhet edhe më jetike kur merr parasysh që mbi një e treta e bizneseve të anketuara kanë përjetuar rritje në sulmet kibernetike nga viti 2020.

Të gjitha organizatat kanë potencialin të jenë pre e sulmeve kibernetike, por kompanitë më të vogla kanë më pak gjasa të kenë ndërgjegjësimin, aftësitë dhe masat e sigurisë për t'i bërë ballë atyre. Varet nga pronarët, si ty, që të merrni kontrollin dhe të ndihmoni ekipin tuaj për uljen e rrezikut të sulmeve të krimit kibernetik.

Synimi është që të gjitha bizneset të bëjnë ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike pjesë të jetës së përditshme të punës. Dhe kjo fillon me secilën kompani duke investuar në trajnime cilësore. Por kjo nuk ka pse të jetë aq e kushtueshme sa tingëllon; ka një sërë burimesh online për të ndihmuar. Merr kohën për të eksploruar opsionet dhe pastaj sigurohu të sigurosh trajnimin për të gjithë skuadrën tënde. Tek e fundit, është themelore që të kenë dijet për të shmangur rreziqet dhe trajtuar situata të panjohura.

Krimet kibernetike po zhvillohen dhe këtë duhet të bëjë edhe biznesi yt

E dinit se deri në vitin 2025, priten të ndërlidhen globalisht 25 miliardë pajisje digjitale? Dhe teksa teknologjia e re zhvillohet edhe krimi kibernetik do të zhvillohet bashkë me të.

Vetëm në pak muajt e parë të vitit 2021, emailet dhe skemat mashtruese (phishing) u rritën me 667% në të gjithë Europën? Përpos përpjekjeve për phishing, malware, mohim shërbimesh dhe sulme që pengojnë përdorimin e materialeve (ransomware), si kërcënimet më të zakonshme, duke kushtuar afërsisht £4200 për sulm në Mbretërinë e Bashkuar në bazë të statistikave të qeverisë. Dhe kjo kosto vetëm rritet kur sulmi çon drejt humbjes së të dhënave. Kur merren me përpunim të dhënash, bizneset duhet të kenë parasysh Rregulloren e Përgjithshme Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave, sepse dështimi për ta bërë këtë mund të sjellë gjoba të mëdha.

Përfitimet nga programet e specializuara, të sigurta anti-virus njihen, por mbetet një boshllëk dijesh në lidhje me mjetet që bizneseve iu duhen për të mbrojtur pasuritë dhe punonjësit nga sulmet kibernetike. Si mund ta mbyllësh këtë boshllëk? Qëndro vigjilent dhe përditëso rregullisht këtë teknologji thelbësore që është jetike për të qëndruar i mbrojtur nga sulmet gjithnjë në zhvillim.

Të përgatitesh për një të ardhme, në radhë të parë, digjitale

Me kaq shumë prioritete që duken të gjitha parësore, e dimë që mund të jetë e vështirë ti prioritizosh. Por pavarësisht nëse biznesi yt ka 10 vjet apo 10 orë punë, ka rëndësi kritike ta mbrosh kompaninë tënde nga kriminelët kibernetikë për të ruajtur të ardhmen e saj.

Dëshiron të mësosh më shumë mbi kërcënimet më të zakonshme të sigurisë? Këtu jemi thelluar dhe kemi ndarë këshillat tona për të qëndruar një hap përpara.

Faleminderit për komentet tuaja!

Artikujt e fundit të lidhur dhe trajnimi