Ke nevojë për ndihmë?

Ndaj këtë artikull

Si mund t'i ndihmojë teknologjia bizneset të qëndrojnë të lidhur me klientët

Rëndësia e përdorimit të mjeteve dixhitale për të angazhuar dhe ruajtur marrëdhëniet me klientët.

Qoftë në përdorimin e videobisedave për të qëndruar në kontakt me të afërmit e moshuar apo në organizimin e kuizeve virtuale mes miqsh, sjellja jonë gjatë pandemisë së COVID-19 ka theksuar vërtet fuqinë e teknologjisë në mbajtjen e marrëdhënieve.

Dhe kjo nuk është aspak ndryshe për bizneset. Teknologjia ka qenë thelbësore për mbajtjen e kontaktit me klientët. Teksa bota po del nga izolimi, ndërthurja e komunikimit ballë për ballë me opsionet dixhitale do të ndihmojë në forcimin akoma dhe të mëtejshëm të marrëdhënieve me klientët.

Në këtë blog do të shohim disa nga mënyrat se si mund ta bëni këtë.

1. Marketingu social

Është e rëndësishme të qëndroni sa më të ndërgjegjshëm për pandeminë që të jetë e mundur në të gjitha komunikimet tuaja të marketingut.

Për shembull, shmangni publikimin e përmbajtjeve që nuk janë më aktuale (p.sh. ngjarjet që janë anuluar) ose që bien ndesh me udhëzimet e distancimit social (p.sh. një imazh i një turme të madhe).

Nuk ka asnjë mënyrë për ta parashikuar se sa do të zgjasë kjo krizë - prandaj jini proaktiv. Përpiquni t'i paraprini pyetjeve dhe të ndani mendimin tuaj për zgjidhjen e këtyre probleme në të ardhmen në përmbajtjen që publikoni.

Mos harroni se klientët tuaj kanë ruajtur distancimin social dhe ndoshta kanë qenë edhe të izoluar, prandaj do të kenë dëshirë të lidhen dhe të komunikojnë. Bëjini të ndihen të vlerësuar dhe të përkujdesur, duke qëndruar në kontakt dhe duke u bërë me dije që jeni këtu për ata.

Me gjasë, për momentin keni më shumë të përbashkëta me ta se sa kurrë më parë, ndaj shfrytëzojeni këtë lidhje. Nëse gjeni mënyra për t'i mbështetur dhe ndihmuar klientët tuaj sot, ata do ta mbajnë mend nesër. Kjo jo vetëm që do të forcojë lidhjen tuaj, por do mund t'ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës.

2. Kujdesi dixhital

Është e rëndësishme që të jeni të vetëdijshëm për ndikimin e kësaj krize tek ekipet tuaja të kujdesit ndaj klientit. Edhe pse ata janë mësuar të trajtojnë nevoja urgjente, në këto momente njerëzit janë më në ankth se zakonisht dhe kjo mund të prekë emocionalisht stafin tuaj.

Merrni në konsideratë të ofroni trajnime dhe mjete shtesë, në mënyrë që ekipi juaj të ndihet gati dhe i mbështetur për të mbajtur (ose edhe përmirësuar) nivelin e kënaqësisë së klientëve.

Në mënyrë të ngjashme, është e rëndësishme të menaxhoni pritshmëritë e klientëve. Nëse jeni duke punuar me një ekip më të vogël qendre kontakti ndërsa numri i telefonatave është rritur, është më mirë që të jeni të sinqertë me klientët tuaj.

Tregojuni atyre rreth strategjive të reja ose sfidave që po hasni, në mënyrë që të dinë çfarë të presin. Edhe nëse ndihen të shqetësuar nga këto ndryshime, ata do ta vlerësojnë transparencën dhe kjo do të ndihmojë në krijimin e një marrëdhënieje besimi.

Gjithashtu, është një moment i mirë të për rivlerësuar burimet tuaja dhe për të eksperimentuar me zgjidhje të reja kosto-efektive. Gjërat si rrugëzimi inteligjent i telefonatës, mjetet e vetëshërbimit të klientëve, si p.sh. aplikacionet ose portalet e klientëve dhe teknologjia e kanalit të njësuar për të bërë bashkë të gjitha mënyrat e komunikimit me klientët tuaj.

Një strategji e mirë në këtë fushë është të merrni në konsideratë robotët e bisedave, të cilët mund t'iu japin përgjigje të shpejta pyetjeve të klientëve. Ka shumë opsione të ndryshme në varësi të buxhetit dhe kompleksitetit, por udhëzuesit praktikë si ky nga "Ninja Team" do t'ju ndihmojnë të vendosni nëse do të zgjidhni pëlqimet e "Facebook", IBM apo "Gobot".

Pasi t'i keni pajisur këta robotë me mesazhe përshëndetëse, pyetje të shpeshta dhe aftësi këshilluese, ata mund t'iu japin zgjidhje të shpejta disa klientëve në të njëjtën kohë. Filloni me pak dhe më pas shtojini sipas nevojës.

3. Angazhimi në internet

Sado e rëndësishme është që të pranoni pandeminë në komunikimet tuaja, mos harroni se çdo biznes tjetër është duke u përpjekur të bëjë të njëjtën gjë.

Prandaj, në vend që t'i bashkoheni turmës, lidhuni me klientët tuaj në mënyrë më ndërvepruese në kanalet tuaja dixhitale dhe përpiquni të ofroni diçka të re me të cilën mund t'i angazhoni. Kërkoni mendimin e tyre nëpërmjet sondazheve në internet dhe ndani video që mund të përhapen jashtë komunitetit tuaj.

Kompani si "Nike", për shembull, po inkurajojnë klientët në mediat sociale për t'u ushtruar në shtëpi dhe për të ndarë videot e tyre, e cila është një mënyrë e shkëlqyer për të angazhuar një komunitet ekzistues në platformat që ata përdorin tashmë dhe me të cilat ndihen komodë.

Merrni në konsideratë krijimin e një qendre grupi ose forumi, ku klientët mund të komunikojnë me njëri tjetrin. Nëse nuk e keni këtë funksion në uebsajtin tuaj, ka një sërë kanalesh ekzistuese, si p.sh. grupe në "Facebook" dhe "LinkedIn", ose mund të kërkoni forume si "Reddit". Kjo do të ndihmojë në krijimin e një komuniteti të vërtetë dhe kuptimplotë në internet – një hapësirë e sigurt ku klientët mund të mbështetin njëri-tjetrin dhe të ndajnë histori dhe këshilla se si po ia kalojnë.

Mendoni për mënyra të tjera se si mund të ndërveproni me klientët tuaj. Bërja e pyetjeve në postimet në mediat sociale, anketat me email, ofertat promocionale kur ata abonohen në listën tuaj postare - të gjitha këto mund të përforcojnë angazhimin.

Së fundi, merrni në konsideratë përdorimin e teknologjisë për të organizuar ngjarje virtualisht. Uebinaret ju mundësojnë të ndani informacione, por ato mund të shikohen dhe të ndahen edhe pasi kanë përfunduar. "YouTube Livestream", "6connex" dhe "Webex" janë të gjitha platforma relativisht të drejtpërdrejta për këtë. Për më shumë rreth organizimit të ngjarjeve virtuale, shihni blogun tonë këtu.

Mund ta shkoni edhe një hap më tej dhe të nisni një podkast. Ky mjet është ende shumë i njohur, pasi është i lehtë për t'u trajtuar dhe i thjeshtë për t'u prodhuar. Thjesht zgjidhni një temë për të cilën ju dhe klientët tuaj jeni të pasionuar; madje mund të përdorni një sondazh për të vendosur temën. Nëse jeni i ri në këtë gjë, provoni "Audacity", pasi është praktik, ose zgjidhni "Adobe Audition" ose "GarageBand" nëse jeni mësuar me këto mjete.

Angazhimi me klientët në internet është një hap i rëndësishëm kur tentoni ta kaloni biznesin tuaj në internet. Nëse dëshironi më shumë këshilla mbi mënyra lidhjeje virtuale me klientët tuaj, flisni me një këshillues të "Vodafone Business".

Artikujt e fundit të lidhur dhe trajnimi