Tre hapa për të ndërtuar website-in tuaj

Gjithçka që duhet të dini për konfigurimin e shpejtë dhe të lehtë të uebsajtit të biznesit tuaj

Është e rëndësishme që çdo biznes të ketë një prani të fortë dixhitale – dhe një uebsajt në vitrinën dixhitale. Kjo është mënyra se si ju i tregoni botës që jeni të gatshëm për biznes.

Sigurisht që nevojat e çdo biznesi janë të ndryshme. Disa prej tyre kanë nevojë vetëm për një faqe për të treguar shërbimet e tyre dhe për të dhënë një numër kontakti, ndërsa të tjerëve mund t'u nevojitet një sajt i plotë tregtie elektronike me përmbajtje të bukur dhe funksionalitet për pagesa.

Objektivat, buxheti dhe funksionaliteti që ju nevojiten janë specifike për ju – dhe këta faktorë duhet të përcaktohen të parët, në mënyrë që të mund të planifikoni në mënyrë efikase madhësinë dhe objektin e sajtit tuaj.

Megjithëse krijimi i një sajti nga zero mund të duket sfidues, kjo gjë mund të bëhet shumë lehtë dhe pa ekspertizë specialisti.

Mund ta krahasoni me ndërtimin e një shtëpie. Duhet të:

  • Ngrini themelet

  • Ndërtoni shtëpinë

  • Dekoroni ambientin e brendshëm

Në fakt, le ta përdorim këtë metaforë duke shtjelluar se çfarë përfshin secili nga këta hapa.

1. Ngritja e themeleve

Pikë së pari, ju nevojitet një host. Konsiderojeni zgjedhjen e hostit si ngritjen e themeleve ku do të ndërtoni uebsajtin tuaj: ky është vendi fizik ku do të ruhet. Mund të zgjidhni nga një sërë hostesh, ku secili ka opsione të ndryshme paketash dhe çmimesh. "Bluehost" është një zgjedhje e njohur, por ndihuni të lirë të shfletoni dhe të zgjidhni opsionin e duhur për biznesin tuaj.

Gjithashtu, këtu shpesh do të duhet të zgjidhni emrin e domeinit. Duhet të jetë diçka jo vetëm e lehtë për t'u kujtuar, por gjithashtu e përshtatshme me markën tuaj. Ndryshimi i emrit të domeinit mund të jetë i vështirë pasi e keni zgjedhur (e imagjinoni dot të ndryshoni themelet e shtëpisë pasi e keni ndërtuar?), ndaj sigurohuni që ta planifikoni me kujdes.

2. Ndërtimi i shtëpisë

Tani që keni ngritur themelet, është koha të ndërtoni shtëpinë.

Në ditët e sotme, mënyra më e mirë për të konfiguruar uebsajtin tuaj është nëpërmjet diçkaje të quajtur "Sistemi i menaxhimit të përmbajtjes" (CMS). Mendojini këto si apartamente të parafabrikuara; Në vend që të shtroni tulla njëra mbi tjetrën, CMS është betonarmeja e një uebsajti, të cilën mund ta ndryshoni dhe ta personalizoni sipas dëshirës.

Shkalla e këtij personalizimi varet nga sistemi CMS që zgjidhni. Për shembull, "Wordpress" është jashtëzakonisht fleksibël, por një rishtar mund të hutohet nga numri i opsioneve të disponueshme. Nga ana tjetër, "Wix" sakrifikon fleksibilitetin për një përvojë shumë më të mirë përdoruesi.

3. Dekorimi

Tani që uebsajti juaj është funksional, është koha që t'i jepni pamjen e duhur.

Duhet të merrni parasysh shumë faktorë:

  • Marka: Mendoni për logot dhe skemën e ngjyrave, si dhe fotografitë dhe ilustrimet. Nëse keni nevojë për ndihmë, mund të përdorni shërbime si "Shutterstock" si burime fotografish, madje edhe për të kontraktuar një punonjës të pavarur.

  • Dizajni i uebsajtit dhe përvoja e përdoruesit: Çfarë mesazhi dëshironi të përcillni? Si dëshironi që të ndihen vizitorët? Cilat faqe do t'ju nevojiten? Si do t'i lidhni ato me njëra-tjetrën?

  • Përmbajtja: Mos bëni shumë gjëra njëherësh – përqendrohuni në dizenjimin e disa faqeve më efikase të vendmbërritjes, me kopje të shkruar mirë dhe media tërheqëse.

  • Thirrje për veprim (CTA): Çfarë dëshironi që të bëjnë njerëzit pasi të kenë mbërritur në sajtin tuaj? Dhe ndoshta edhe më e rëndësishme, si dëshironi që ta bëjnë këtë? Formularët e uebsajteve janë CTA-ja e preferuar e bizneseve të vogla, por media sociale, biseda e drejtpërdrejtë dhe emaili direkt janë gjithashtu të gjitha opsione të vlefshme.

Pasi t'i keni përcaktuar objektivat dhe markën, ndërtimi i uebsajtit mund të zgjasë rreth 10 minuta. Pasi të keni përfunduar versionin e parë, mund të bëni rregullime të imëta dhe të shtoni funksionalitete më të avancuara sipas nevojës.

Këta hapa do t'ju japin një uebsajt të përkryer për biznesin tuaj specifik. Krijimi dhe optimizimi i një sajti nuk janë të vështirë – këtë do ta shtjellojmë më tej në blogun e radhës, Spikatja nga turma.

Për më shumë udhëzime se si ta kaloni uebsajtin në nivelin tjetër, kontaktoni me një nga këshilluesit e "Vodafone".

Rezervo një telefonatë