Ke nevojë për ndihmë?

Ndaj këtë artikull

Tre hapa për të ndërtuar dyqanin tuaj online

Bazat e planifikimit të tregtisë elektronike

Kemi trajtuar se si ta kaloni biznesin tuaj online. Tani është koha për të hedhur një hap më tej duke e ngritur biznesin tuaj në internet.

Një dyqan online ofron përfitimet e një dyqani me gjendje të plotë, pa shpenzimet e konsiderueshme të mbajtjes së një dyqani fizik. Akoma dhe më mirë, dyqani juaj online mund të qëndrojë i hapur edhe kur dyqani fizik është i mbyllur.

Sigurisht, fillimisht duhet të kaloni disa sfida. Si të konfiguroni një faqe? Si të aktivizoni pagesat? Si të krijoni një përvojë tërheqëse në internet?

Fatmirësisht, krijimi i një dyqani online të personalizuar sipas nevojave të biznesit tuaj nuk është i vështirë. Por fillimisht duhet të keni një plan: përcaktoni buxhetin tuaj, çfarë funksionalitetesh ju nevojiten dhe çfarë burimesh teknike keni. Kjo do t'ju japë një ide të mirë të objektit dhe shkallës së projektit tuaj.

Kur vjen puna te ndërtimi konkret i dyqanit tuaj, ka tre gjëra kryesore që duhet të merrni në konsideratë.

1. Platforma

Në një blog të mëparshëm folëm rreth zgjedhjes së sistemit të menaxhimit të përmbajtjes (CMS). Për sa i përket tregtisë elektronike, ky hap është në thelb i njëjtë. Platforma CMS është në thelb një kornizë e ndërtuar paraprakisht, brenda së cilës ndërtoni dhe personalizoni dyqanin tuaj.

Aty do të gjeni një sërë opsionesh. "Wordpress" është një version i mirë dhe i larmishëm, por nuk është i dizenjuar specifikisht për tregtinë elektronike, prandaj mund t'ju duhet ekspertizë për ta vënë në punë ashtu siç do të dëshironit. Platformat si "Wix" ose "Shopify" kanë reduktuar funksionalitetet, por nga ana tjetër kërkojnë më pak njohuri teknike.

2. Veçoritë

Pasi të keni vënë në funksionim platformën tuaj, duhet të aktivizoni veçoritë kyçe të dyqanit. Sigurisht kjo do të varet nga produkti, por bazat mbeten të njëjta për çfarëdo produkti që shisni.

Duhet të aktivizoni disa mënyra pagesash për t'iu përshtatur klientëve tuaj të ndryshëm – prandaj shqyrtoni mjete të ndryshme pagesash (si p.sh. "PayPal") sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu, mos harroni të përfshini një shumëllojshmëri opsionesh dërgesash dhe sigurohuni që klientët mund t'ju kontaktojnë gjithmonë – qoftë nëpërmjet bisedës së drejtpërdrejtë ose një faqeje të thjeshtë kontakti.

Më pas, mendoni për nevojat specifike të biznesit tuaj. Keni qindra produkte? Merrni në konsideratë etiketat e kategorive dhe mjetet e navigimit. Ofroni produkte me disa varietete ngjyrash/madhësish? Sigurohuni që klientët të mund të bëjnë krahasime dhe dallime pa qenë nevoja të ngarkojnë një faqe të re për produktin.

Së fundi, mos harroni të aktivizoni vlerësimet e klientëve. Vlerësimet pozitive janë gjëja më e mirë pas rekomandimit personal dhe rrisin gjasat që klientët potencialë të bëjnë një blerje.

Nëse keni një platformë praktike, aktivizimi i këtyre funksioneve është aq i thjeshtë sa dhe zgjedhja e modulit të duhur. Prandaj, bëni kërkime dhe sigurohuni që të eksperimentoni me opsionet e ndryshme.

3. Përmbajtja

Nuk doni një dyqan dosido online. Doni dyqanin tuaj online, i cili u tregon klientëve rreth biznesit tuaj specifik. Dhe kjo do të thotë ta zotëroni përmbajtjen tuaj.

Si fillim, mendoni për markën tuaj. Skemën e ngjyrave, logon, mënyrën e adresimit – gjithçka që ju bën unik. Si mund ta kaloni këtë në praninë tuaj në internet? Nëse keni vështirësi, shqyrtoni kontraktimin e një disenjuesi ose një shkrimtari të përmbajtjeve krijuese për ta bërë sajtin tuaj të spikasë.

Nëse jeni duke shitur një produkt fizik, fotografia është shumë e rëndësishme. Në mungesë të prekjes apo ndijimit, fotografitë dhe videot cilësore u japin klientëve informacionin pamor që iu nevojitet për të marrë një vendim blerjeje.

Këto janë vetëm disa konsiderata bazë – por nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një dyqan të qëndrueshëm online me funksionalitete specifike sipas nevojave të biznesit tuaj. Nëse po shqyrtoni të ndërmerrni hapin e radhës, ne eksplorojmë se si teknologjia mund t’ju ndihmojë në maksimizimin e shitjeve tuaja në internet.

Por për momentin, nëse dëshironi të mësoni rreth krijimit të një dyqani angazhues dhe të suksesshëm në internet, kontaktoni me një prej këshilluesve tanë të biznesit.

Artikujt e fundit të lidhur dhe trajnimi