Ke nevojë për ndihmë?

Ndaj këtë artikull

Përse të dhënat duhet të kenë rëndësi për ty dhe biznesin tënd

Artikuj
23 Feb 2023

Bruto ose të përpunuara, të dhënat kanë shumë kuptime dhe vijnë në shumë forma. Por për bizneset, janë thelbësore për të suportuar vendim-marrjen – dhe po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.

Nga ndjekja se sa të kënaqur janë punonjësit tek të kuptuarit e preferencave të klientëve, ka mënyra thuajse të pafundme se si të dhënat mund të drejtojnë biznesin tënd.

Por ç’mund të bësh me këtë informacion dhe përse duhet të ketë rëndësi për ty? Kërkimet kanë zbuluar se 88% e drejtuesve të bizneseve besojnë se përdorimi i të dhënave i ndihmon të qëndrojnë në kontroll të nevojave dhe prirjeve të klientëve. Kjo do të thotë ti paraprish ndryshimeve në sjelljen e klientëve dhe të reagosh ndaj tyre duke e përgatitur biznesin për të ardhmen.

Disa nga përfitimet për biznesin nga përdorimi i të dhënave:

Merr vendime më të mira biznesi

Kur përballesh me të gjitha vendimet që duhet të merren për drejtimin e një biznesi, ndonjëherë mund të jetë sfidë që të dish të bësh gjënë e duhur. Të dhënat mund të japin informacionin e thelluar për të parë se ku biznesi yt performon dhe ku jo. Atëherë mund të vlerësosh se cilët janë hapat më të mirë për të ardhmen.

Duhet të shtosh burimet në një fushë të caktuar? Duhet të ndërrosh strategjinë se si i përqasesh diçkaje? Këto janë llojet e pyetjeve që të dhënat ndihmojnë për t’iu përgjigjur. Për shembull: mund të zbulosh se departamenti yt i financës ka vështirësi për të përgatitur pasqyrat financiare në kohë për fundin e muajit ose për buxhetet hyrëse. Të dhënat mund t’i vënë në pah mungesën e efiçensës, duke të sinjalizuar nevojën për investime në më shumë personel ose programe më të mira kompjuterike.

Mjaft çove dëm kohë dhe para

Me të dhënat e duhura në dorë mund të identifikosh se ku ka kosto të panevojshme dhe t’i shkurtosh. Ndoshta je duke shpenzuar para për programe apo sisteme joefiçente që punonjësit e tu thjesht nuk i përdorin ose përdorimi i pajisjeve joefiçente sjell një kosto të lartë në faturat e energjisë. Të dhënat iu japin bizneseve informacionin e thelluar që iu duhet për të kuptuar fusha si këto, që shterrojnë buxhetet e tyre. Me t’u shkurtuar, shpenzimet mund të ridrejtohen aty ku vërtet nevojiten.

Njihi klientët e tu më mirë

Të kuptosh nevojat e klientëve është thelbësore nëse do të ndërtosh marrëdhënie të forta. Të dhënat mund të ofrojnë çelësin për t’u siguruar që klientët të kthehen dhe të mbeten besnikë.

Çdo herë që një klient ndërvepron me biznesin tënd, kjo zbulon një copëz jetike informacioni për preferencat e tyre. Kjo mund të jetë çdo gjë, nga mënyra si angazhohen me biznesin tënd në mediat sociale apo për çfarë pyesin shërbimin e klientit. I gjithë ky informacion mund të mblidhet bashkë për të ndërtuar një panoramë të klientëve të tu. Duke ndërtuar një profil të audiencës që synon, mund të kuptosh se çfarë duan vërtet dhe të ofrosh një shërbim që e siguron këtë.

Punëso njerëzit e duhur

Të kesh personelin me aftësitë e duhura është po aq e rëndësishme për të arritur suksesin e biznesit – dhe të dhënat mund të sigurojnë që ti merr njerëzit më të mirë për vendin e punës. Për shembull: nëse një pjesë e madhe e biznesit tënd funksionon në bazë projektesh, por të mungojnë punonjësit që t’i drejtojnë dhe menaxhojnë ata, të dhënat e punonjësve dhe matricat e performancës mund ta theksojnë këtë dhe të ndihmojnë të identifikosh se çfarë aftësish mungojnë. Më pas, mund të mbushësh boshllëqet dhe t’i përshtasësh përvojat e kandidatëve me kërkesat e biznesit. Dhe kur merr në punë njerëzit e duhur për rolin e duhur, kjo rrit kënaqësinë e punonjësit si dhe rendimentin e përgjithshëm.

Bëhesh më i qëndrueshëm

Teksa më shumë biznese ecin drejt të gjelbrës, të dhënat po i ndihmojnë në këtë rrugë. Të jesh një biznes vërtet i qëndrueshëm do të thotë të përqafosh të dhënat që të ndihmojnë të kuptosh se ku biznesi yt mund të ulë ndikimet negative. Të dhënat mund të ofrojnë informacione të thelluara nëpër të gjitha aspektet e biznesit tënd dhe të theksojnë se ku mund të bësh ndryshimet më të efektshme.

Si për shembull, sa energji përdor biznesi yt, duke të ndihmuar të marrësh masa për ta kufizuar, duke ndërruar pajisjet që përdor ose diçka të thjeshtë si fikja e kompjuterave dhe dritave kur zyra është e mbyllur.

Të dhënat janë çelësi për një biznes më të zgjuar

Ne vetëm kemi gërvishtur pak sipërfaqen e mundësive të të dhënave për biznesin tënd, por teksa të dhënat bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe të arritshme, zbërthimi i potencialit të tyre për biznesin tënd do të jetë jetik për të qëndruar përpara konkurentëve. Dhe me të filluar t’i shfrytëzosh këto informacione të thelluara, do ta përgatisësh biznesin tënd për sukses të garantuar në të ardhmen.

Faleminderit për komentet tuaja!

Artikujt e fundit të lidhur dhe trajnimi